image Prokurorët ukrainas: 410 trupa janë gjetur në qytetet afër Kievit

Botë

Prokurorët ukrainas: 410 trupa janë gjetur në qytetet afër Kievit

news image

Prokurorët ukrainas që hetojnë krimet e mundshme të luftës nga Rusia thonë se kanë gjetur 410 trupa në qytetet afër Kievit.

Pasi Ukraina tha se kishte rimarrë rajonin përreth kryeqytetit, prokurorja e përgjithshme, Iryna Venedyktova tha se 140 nga trupat e identifikuar ishin ekzaminuar, raporton BBC.

Venedyktova tha se zyra e prokurorit ushtarak të Ukrainës do të mbledhë dhe ruajë prova të agresionit rus, do të ruajë ligjin dhe rendin si dhe u shpreh se do të sigurojë respektimin e të drejtave të punonjësve të shërbimit.

Rusia ka mohuar me vendosmëri akuzat se forcat e saj vranë civilë.

/GazetaSinjali/