Departamenti i Drejtësisë në Amerikë ka deklaruar se gati 30 prokurorëve iu ishin hakuar llogaritë elektronike të zyrave të tyre gjatë vitit të kaluar.
Sulmi që ka ndodhur ndaj përdoruesve të softuerit SolarWinds, për të cilin SHBA -ja e ka fajësuar Rusinë ishte sulmi më i keq i spiunazhit kibernetik ndaj qeverisë amerikane.
Nga Departamenti kishin thënë se 27 avokatët amerikanë kishin të hakuar të paktën një kompjuter të zyrës së tyre.
Kjo ka ngritur frikën se hakerët mund të kenë pasur informacion të ndjeshëm, përfshirë emrat e informatorëve.
“Potencialisht është shumë serioze,” tha për BBC-në Gil Soffer, një ish-prokuror federal.
Ai tha se postat elektronike të prokurorëve përmbajnë “informacion shumë të ndjeshëm, shumë konfidencial dhe shumë sekret”. /GazetaSinjali/