image Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Evropë

Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

news image

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër, Marc Tarabella, për korrupsion në një skandal që ka tronditur Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja belge Le Soir.

Tarabella, një socialist belg, u arrestua të premten. Le Soir citon prokurorët të thonë se ai u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Avokati i Tarabella, Maxime Toller, tha se gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet belge, klienti i tij mohoi të ketë kryer shkelje.

Skandali i ashtuquajtur Katargate filloi dhjetorin e kaluar kur autoritetet akuzuan katër persona të lidhur me Parlamentin Evropian – që e ka selinë në Bruksel – se kanë marrë para dhe dhurata në këmbim të favorizimit të Katarit, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit./VOA

/GazetaSinjali/