image Prokoruria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi

Prokoruria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore – Prishtinë, ndaj një personi me inicialet R.Z, nën akuzën për “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për media.

“Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, nga neni 136 paragrafi 2  lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

/Gazeta Sinjali/