image Projektligji për pagat/ Punëtorët shëndetësorë protestojnë nesër para Qeverisë

Shëndetësi

Projektligji për pagat/ Punëtorët shëndetësorë protestojnë nesër para Qeverisë

news image

Punëtorët shëndetësorë do të protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor.

Sipas tyre, kërkesa kanë në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik të punëtorëve shëndetësorë në veçanti.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/