image Projektligji për Paga i dërgohet Qeverisë, së shpejti pritet të dalë në votim

Politikë

Projektligji për Paga i dërgohet Qeverisë, së shpejti pritet të dalë në votim

news image

Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se projektligji në fjalë ndodhet në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në këtë ministri, ku më pas thuhet se do të përcjellët për vlerësim të ndikimit buxhetor në Ministrinë e Financave.

Nora Fetoshi, Zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme konfirmoi për Expose përmes postës elektronike se projektligji tashmë është dërguar tek Zyra e Kryeministrit.

“Konsultimi publik i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përfunduar me datë 6 dhjetor 2022. Projektligji për Pagat është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB dhe më pas do të përcjellët për vlerësim të ndikimit buxhetor në MFPT. Gjatë javës, projektligji është dërguar tek Zyra e Kryeministrit për opinion të përputhshmërisë me “acqui” të BE-së.

Tutje, ajo shtoi se ministria ka pranuar komente nga institucionet dhe qytetarët për projektligjin respektiv.

Ministria ka pranuar komente nga institucionet dhe/apo qytetaret te ndryshëm. Këto komente do të jenë shumë shpejt të qasshme në platformën e konsultimeve publike, sipas legjislacionit në fuqi. Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji dhe adresimi i tyre veçse është në fazë përfundimtare. Gjatë këtij muaji, Projektligji do të procedohet për votim në Qeveri.”

/GazetaSinjali/