image Projektligji për Gjykatën Komerciale e merr mbështetjen e Qeverisë

Drejtësi

Projektligji për Gjykatën Komerciale e merr mbështetjen e Qeverisë

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur ka miratuar Projektligjin për Themelimin e Gjykatës Komerciale, i cili do të procedohet në Kuvend, transmeton Sinjali. 

Para kabinetit qeveritar këtë iniciativë e ka paraqitur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka sqaruar për rëndësinë e themelimit të gjykatës, e cila do të merret me çështjet e kontesteve ekonomike.

Ajo ka thënë se me miratimin e projektligjit po përmbushen edhe zotimet të cilat i kanë dhënë gjatë fushatës elektorale.

 “Në përputhje me zotimet tona, i kemi kushtuar vëmendje hartimit të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale. Para jush paraqes Projektligjin për Themelimin e Gjykatës Komerciale. Duke pasur parasysh ngarkesat e gjykatave themelore të kontesteve të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe kontestet e natyrës komerciale, ku trajtimi i tyre po stërgjatët me vite, ka lindur nevoja e mekanizimit juridik për trajtimin e lëndëve komerciale. Bazuar në rëndësinë, ju ftoj në aprovimin e projektligjit” ka thënë ajo.

Shumica e kabinetit qeveritar me ngritje të dorës miratoi këtë propozim. /Gazeta Sinjali/