image Programi i qeverisë së re në pika të shkurtëra, këto janë prioritetet e Avdullah Hotit

Politikë

Programi i qeverisë së re në pika të shkurtëra, këto janë prioritetet e Avdullah Hotit

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar programin qeverisës deri në vitin 2023.

Me programin qeverisës 2020-2023, Qeveria Hoti se do të jetë mbrojtëse dhe zbatuese e të gjitha parimeve dhe normave që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përparimi i lirive qytetare, mbrojta e pronës private, promovimi i mundësive të barabarta, forcimi i ekonomisë së tregut, promovimi i drejtësisë efikase dhe asnjanëse, do jenë postulatet kryesore që do të karakterizojnë ndërgjegjen politike të Qeverisë së re. Do të promovohet përcaktimi strategjik i Republikës së Kosovës për forcimin e stabilitet në rajon, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet në rajon. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të jetë qëllim nga i cili burojnë angazhimet institucionale për përparimin e demokracisë, ekonomisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas qeverisë, programi qeverisës është i ndërtuar mbi prioritetet nacionale të Kosovës dhe bazohet në vlerat demokratike si respekti për traditën, drejtësia, toleranca, përgjegjësia dhe transparenca, liria individuale dhe kolektive.

Objektivat themelore të qeverisë janë përcaktuar të jenë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.

Krahas këtyre objektivave, qeveria zotohet se do të ketë prioritet:

  1. Forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit;
  2. Zhvillimin ekonomik bazuar në ekonominë e tregut, rritjen e punësimit dhe investimeve, për t’u përballur me pasojat e pandemisë dhe nevojën për fuqizim të aftësisë konkurruese të bizneseve e prodhimeve vendore;
  3. Marrjen e përgjegjësisë për të quar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit;
  4. Avancimin e procesit të integrimit evropian, përmes zbatimit të MSA-së, si dhe procesit të integrimeve euroatlantike;
  5. Zbatimin e plotë të Agjendës së Reformave Evropiane;
  6. Krijimin e atmosferës së bashkëpunimit pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit dhe vendimmarrje në konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë. /Gazeta Sinjali/