image Programi i ditës së mërkure për superligat e Kosovës

Futboll

Programi i ditës së mërkure për superligat e Kosovës

news image

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e mërkure.

Drenica pret në stadiumin “Bajram Aliu” skuadrën e Dritës. “Shqiponjat e Zeza” nuk gjenden në një pozitë të mirë, ku pas 16 xhirosh pozicionohen në vendin e tetë, me pesë fitore, tre barazime dhe tetë humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 18 pikë. Në anën tjetër, Drita është duke kaluar në disa momente fantastike, ku momentalisht gjenden në pozitën e parë me 36 pikë të tubuara dhe kanë regjistruar 11 fitore, tre barazime dhe një humbje.

Ndeshjet tjera interesante të parapara për ditën e sotme janë mes Feronikelit e Besës dhe Gjilanit e Prishtinën, transmeton Sinjali Sportiv.

Programin e ditës së mërkure së bashku me orar mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 Drenica (8) – Drita (1) (Stadiumi Bajram Aliu)

13:00 Feronikeli (5) – Besa (10) (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

13:00 Gjilani (4) – Prishtina (3) (Stadiumi i qytetit në Gjilan)

/Gazeta Sinjali/