image Profilet më të ndjekura, me shumë ndjekës të rremë

Profilet më të ndjekura, me shumë ndjekës të rremë

news image

Instituti britanik për performancën e muzikës moderne, ka analizuar profilet e të famshmëve, për të përcaktuar se kush ka më shumë ndjekës të rremë.

Në vendin e parë për ndjekës të rremë është prezantuesja e televizionit amerikan Ellen DeGeneris. Ajo ndiqet nga 74.4 milionë njerëz, por  58 për qind e tyre kanë llogari të rreme.

Pason këngëtarja dhe aktorja Katie Perry me 53 për qind ndjekës të rremë, ylli i realitetit Courtney Kardashian me 80 milionë ndjekës, por me gati gjysmën prej tyre apo 49 për qind, me profile fals.

Këngëtarja Taylor Swift ka të njëjtën përqindje të ndjekësve të rremë, me gjithsej 119 milionë ndjekës.

Motrat e tjera Kardashian – Jenner, Chloe dhe Kim kanë 44 për qind të shoqëruesve të rremë, Kendal Jenner 33 për qind, ndërsa me më së paku ndjekës të rremë apo me 31 për qind,  është e suksesshmja, Kyle Jenner. /Sinjali/