Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vuan nga sëmundja e Parkinsonit, kështu ka thënë profesori rus, Valery Solovei.
Sipas këtij profesori, Putini ka bërë edhe plan për pensionim duke krijuar projektligj me të cilin ai do të ishte senator tërë jetën dhe do të kishte imunitet nga ndjekja ligjore deri në vdekje, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
Solovei shtoi se Putini do ta bëjë publik kalimin e pushtetit te dikush tjetër në janar dhe se kryeministrin e ri do ta caktojë vetë.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Kremlinit dhe zëvendësshefi i stafit, Dmitry Peskov, i mohoi këto pretendime, duke i cilësuar si tërësisht të pakuptimta.
Ai tha se Putini ka shëndet të shkëlqyeshëm dhe nuk ka plane për pensionim gjatë një interviste për Bloomberg.
Kjo nuk është hera e parë që spekulohet se Putini nuk ka shëndet të mirë. Në video të publikuara më parë, Putini shihet duke e lëkundur më pak krahun e djathtë në krahasim me të majtin gjatë ecjes.
Lëkundja josimetrike e krahëve dhe duarve gjatë ecjes është një ndër simptomat karakteristike të sëmundjes së Parkinsonit, sipas British Medical Journal. /Gazeta Sinjali/