Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit serbë, ka marrë njashtu edhe vëmendje ndërkombëtare. Lidhur me këtë rast ka reaguar profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkind në Uashington, i cili ka thënë se udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës
Situata e krijuar së fundi në Veri të Kosovës ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.
Duke e komentuar veprimin e fundit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës, profesori amerikan Edward P. Joseph ka thënë se udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës.
Gjersa ka ngritur dilemën për mos zemërimin e askujt për vrasjen e pazbardhur të Oliver Ivanoviç.
“Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç në vitin 2018?”, ka përfunduar Joseph në Twitter.
Reagimi i Joseph ka ardhur pasi përfaqësuesit e Listës Serbe në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë të shtunës së 5 nëntorit.
Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.