image Profesori i njohur australian, ka kryer 13 operacione të komplikuara kongjenitale të fëmijëve në Kosovë

Shëndetësi

Profesori i njohur australian, ka kryer 13 operacione të komplikuara kongjenitale të fëmijëve në Kosovë

news image

Profesori i njohur, Pedy Dewan nga Australia, në misionin e katërmbëdhjetë në Kosovë, ka përfunduar trembëdhjetë (13) operacione të komplikuara kongjenitale të lindura tek fëmijët e Kosovës.

Mirëpo, në rrugën profesionale të trajtimit të fëmijëve së bashku me ekipin vendas të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, në QKUK, Dr. Dwan parashihet të kryen shtatëmbëdhjetë (17) operacione, transmeton Gazeta Shneta.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka takauar profesorin nga Australia, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm për fëmijët e Kosovës.

Ajo u shpreh e gatshme për zgjerim të bashkëpunimit të mëtejmë, duke ofruar gjithë përkrahjen e nevojshme institcionale, me qëllim që rastet e fëmijëve që kanë komplikime kongjenitale të operohen në Kosovë dhe mos të kenë nevojë të dalin jashtë vendi.

Drejtoresha bashkë me profesor Dewan dhe drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Ardian Shefkiu, kanë vizituar disa nga fëmijët që me sukses të plotë janë operaruar.

/GazetaSinjali/