image "Profesori" i Milanit, konvertohet në mysliman

Futboll

“Profesori” i Milanit, konvertohet në mysliman

news image

Legjenda holandeze, Clarence Seedorf, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka njoftuar konvertimin e tij në Islam.

Seedorf i ka dhënë meritat të dashurës së tij, Sophia Makramatit, e cila e ka bindur dhe mësuar holandezin mbi rëndësinë e këtij religjioni.

“Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar, pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur t’u bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën, sidomos të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, ka shkruar Seedorf në njoftimin e tij.

/GazetaSinjaliSporti/