image Studiuesi islam: Kjo është masakër, nuk është kurban

Kosovë

Kritikë/ Studiuesi islam: Kjo është masakër, nuk është kurban

news image

Profesori i Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj mbetjeve të kafshëve të therura për Kurban Bajram. Ai ka publikuar disa fotografi duke i cilësuar si të turpshme mbetjet e kafshëve të therura.

E ka cilësuar si masakër të shtazëve, e jo kurban.

“Kjo është masakër e shtazëve e jo kurban. Pamje e turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare. Ishalla nuk përsëriten pamje te tilla në të ardhmen”, ka shkruar Hamiti në llogarinë e tij në Facebook.

Hamiti nuk ka përmendur vendin se ku ka ndodhur një veprim i tillë, por nga pamjet shihet se mbetjet e kurbanëve pas therjeve kanë mbetur të gjitha në hapësirat e gjelbëruara.

Myslimanët gjatë ditës së djeshme kanë festuar Kurban Bajramin, festë kjo që manifestohet me therjen e kafshëve për t’i ndihmuar të varfrit./Sinjali/