Bekim Baliqi, profesor në Departamentin e Shkencave Politike, koleg i Ardian Kastratit, ka reaguar pas gjuhës së tij që po cilësohet denigruese, shkruan Gazeta Sinjali.
“Meqenëse nga Departamenti i Shkencave Politike i UP-së, ngurrohet me reagu ndaj gjuhës fyese të kolegut Kastrati, unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo. Fjala publike duhet të ketë përgjegjësi, dhe si staf akademik kemi obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studentëve dhe edukimit të brezave të ri”, shkroi në Facebook Baliqi.
Sot gjatë ditës u protestuar kundër gjuhës fyese të përdorur nga Kastrati.
UP-ja u distancua nga veprimet e tij. /GazetaSinjali/