image Procesi Brdo-Brijuni, Osmani e Pahor flasin për perspektivën evropiane për vendet aspiruese të BE-së

Rajon

Procesi Brdo-Brijuni, Osmani e Pahor flasin për perspektivën evropiane për vendet aspiruese të BE-së

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka arritur në Slloveni, ku krahas homologëve të saj rajonalë, do të merr pjesë në takimin e 11-të të Procesit Brdo-Brione.

Osmani me këtë rast është pritur nga homologu i saj slloven Borut Pahor.

“E kënaqur që jam kthyer në Slloveni për takimin e udhëheqësve të Procesit Brdo-Brione. Pres me padurim të diskutojmë masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe ri-afirmimin e përkushtimit të vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Temat të cilat do të diskutohen në Procesin Brdo Brione përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, tejkalimi i sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, kriza energjetike, siguria ushqimore dhe përkushtimi për demokraci, paqe dhe dialog.

Takimi i Procesit Brdo-Brijuni mbahet në Brdo afër Kranjit nën udhëheqjen e presidentëve slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Zoran Milanoviq.

Kujtojmë se Brdo Brijuni është nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidenti i Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010.

/GazetaSinjali/