Ndeshja e zhvilluar mes Dritës dhe Ulpianës vuri në pah disa probleme të kamotshme me stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Në mot me shi, mundësitë që aty të zhvillohet një lojë cilësore minimizohen tej mase.
Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.
Megjithatë, ende nuk ka hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve të fushës së tyre.
Një fushë e rënduar dhe pa kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes u pa edhe sot në duelin mes Dritës dhe ekipit nga Lipjani, Ulpianës.
Vendasit triumfuan 3:1 dhe e mbyllën kështu stinorin vjeshtor me fitore.