image Problemet me periodat që s’duhet t’i injoroni

Këshilla

Problemet me periodat që s’duhet t’i injoroni

news image

Nëse ju ndodh të kaloni dy ose tre cikle menstruale dhe e dini që nuk jeni shtatzënë, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Nëse keni ngërçe të papritura, tepër të forta, dhimbjet e padurueshme menstruale që mund të jenë shenjë e endeometriosis apo të një mase të huaj, atëherë bëni një takim me mjekun.

Rrjedhje ndërmjet cikleve

Ndërkohë që rrjedhjet menstruale midis dy cikleve mund të jenë normale, sidomos kur përdorni kontraceptivë, një vizitë te gjinekologu gjithsesi nuk është ide e keqe. Mund të bëhet fjalë edhe për ciste apo infeksione.

Rrjedhje e lartë që zgjat më shumë se 10 ditë

Nëse keni këto simptoma, mund të keni një sërë problemesh që mund t’ju bëjnë anemike, shkruan “Familja jonë’.

Simptoma paramenstruale të papërballueshme

Po ashtu mund të shkaktohen kriza ankthi, nervozizmi dhe luhatje humori të menjëhershme, që mund të nevojitet më pas konsumimi i qetësueseve me recetë nga mjeku./GazetaSinjali/