Sa më shumë po afrohet ndeshja me Maqedoninë e Veriut, vetëm po shtohen problemet për trajnerin e kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Në 10 ndeshjet e fundit, Milot Rashica ka shënuar vetëm tre gola dhe njëra ishte në ndeshje miqësore.
Kurse Vedat Muriqi në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur ka shënuar pesë gola.
Por, problemi më i madh është tek portierët e Kosovës. Arijanet Muric dhe Samir Ujkani nuk po luajnë fare për ekipet e tyre.
Hera e fundit kur Muric ka luajtur ka qenë me 17 nëntor për kombëtaren e Kosovës kundër Anglisë.
Gjatë këtij sezoni për skuadrën e Nottingham Forest, Muric ka bërë katër paraqitje.
Ndërsa ndeshja e fundit që ka luajtur për skuadrën angleze ka qenë me 24 shtator të vitit të kaluar kundër Arsenal.
Kurse, Samir Ujkani s’ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e Torinos. Hera e fundit kur ka luajtur gardiani kosovarë ka qenë ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit.
Gjendja më e mirë është me portierin e tretë të Kosovës, Visar Bekaj i cili ka 18 paraqitje për skuadrën e Prishtinës këtë sezon.
Kosova do të luaj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmë-finaleve të Ligës së Kombëve./Gazeta Sinjali/