image Prizreni shpallet kampion i Superkupës së Kosovës, pas triumfit ndaj Trepçës

Basketboll

Prizreni shpallet kampion i Superkupës së Kosovës, pas triumfit ndaj Trepçës

news image

Përmbyllet edhe finalja e Supërkupës së Kosovës mes Prizrenit dhe Trepçës, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra e Prizerenit u shpall kampion i Superkupës së Kosovës për herë të parë në histori të tyre.

Kampionët u shpallen pas fitores me rezultat 90:81, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Skuadra prizrenase ishte më e mirë gjatë tri periudhave të takimit, duke e arritur edhe në fund suksesin.

Arti Hajdari ishte në ditën e tij duke realizuar nga cdo pozitë, fundori kosovar shënoi 34 pikë, duke u ndihmuar edhe nga Courtney Fells, që i shënoi 26 pikë dhe 10 kërcime.

Në anën tjetër Cockfield me 23 pikë dhe Drilon Hajrizi me 21 sosh ishin më të dalluarit te mitrovicasit. /Gazeta Sinjali Sporti/