Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në Prizren janë numëruar 96,95 për qind e votave, ku po prinë kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka, që është kryetar aktual i kësaj komune.
Haskuka ka 22,144 vota.
Ndërsa pas tij është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 17,508 vota.
Pra dallimi mes dy kandidatëve është 4636.