image Prizreni lehtë triumfon ndaj Trepçës në Mitrovicë

Basketboll

Prizreni lehtë triumfon ndaj Trepçës në Mitrovicë

news image

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 80:94, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas një fillimi të baraspeshuar, te rezultati 10:10, mysafirët hyjnë në një seri prej 0:10, për tu shkëputur në 10:20 dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan 17:29. Vendasit e nisën më mirë periudhën e dytë, për të shkrirë epërsinë në shtatë pikë, 27:34, por prizrenasit sërish shkëputen në 15 pikë, 31:46, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 39:48.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, me mitrovicasit që bënë rikthimin e madh, duke afruar shifrat në 53:54, duke u dhënë shpresa tifozëve vendas, por më pas basketbollistët mysafirë sërish për një nuancë ishin më të mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:64. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve që dhanë maksimumin në parket, mysafirët me tentime të sakta për tri pikë u shkëputën dhe triumfuan me rezultat 80:94.

Te mitrovicasit u dalluan Ryan Whright me 17 pikë e 11 kërcime dhe Taurus Cockfield me 18 pikë e pesë asistime, kurse te prizrenasit u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e 14 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë e katër kërcime.

Trepça ka 10 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka 10 fitore e pesë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/