image Prizreni jep lajmin e mirë lidhur me koronavirusin

Shëndetësi

Prizreni jep lajmin e mirë lidhur me koronavirusin

news image

Komuna e Prizrenit tash e dy ditë nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Shehut, dje janë bërë 42 teste, të gjitha kanë rezultuar negative, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, ne Komunen e Prizrenit jane bere 42 teste, te gjithe rastet jane gjurmime te kontakteve. Eshte dita e dyte radhazi qe nuk kemi asnje rast pozitiv me COVID-19. Shpresoje te vazhdojme me kete trend edhe ne ditet ne vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Komuna e Prizrenit është e dyta me radhë sa i përket numri të rasteve me COVID-19, me gjithësej 130 të infektuar, ndërsa në nivel vendi janë 1 mijë e 48 raste pozitive me koronavirus./Gazeta Sinjali/