Në një ndeshje shumë interesante, Prizreni 16 ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 102:88 (26:20, 29:17, 14:29, 33:22), në kuadër të javës së 14-të për Superligën e Kosovës në basketboll.
Tre nga katër periudhat e takimit u fituan nga prizrenasit, gjë që ndikoi për të arritur fitoren e nëntë këtë edicion.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e tetë asistime, Courtney Fells me 14 pikë, 11 pikë, tetë asistime, Michael Green me 21 pikë dhe Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Nick Tomsick me 20 pikë me pesë asistime.
Prizreni 16 ka nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe shtatë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/