image Prizrenasi dhunon psiqikisht bashkëshorten e tij, sa herë dehet e ofendon për të kaluarën e saj

Siguri

Prizrenasi dhunon psiqikisht bashkëshorten e tij, sa herë dehet e ofendon për të kaluarën e saj

news image

Konsumimi i alkoolit shpesh herë i fut në telashe qytetarët kosovarë, të cilët humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në një familje në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj sa herë që dehet, e dhunon psiqikisht duke ia përmendur të kaluarën e saj.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim. Ai me të arritur në stacion iu nënshtrua edhe testit të alkoolit, ku rezultoi në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/