image Prizren/ Rendi qindra metra i gjatë i veturave të parkuara në rrugë, policia askund

Sociale

Prizren/ Rendi qindra metra i gjatë i veturave të parkuara në rrugë, policia askund

news image

Qindra vetura janë parkuar në rrugë para lokalit “Societe Lounge”, në Prizren.

Ndonëse kjo gjendje është shqetësuese për shoferët, patrullat policore nuk janë parë aty, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjalit, në të cilën shihet se rendi i këtyre veturave ka arritur në qindra metra.

Shoferët e pandërgjegjshëm të cilët kanë parkuar në rrugë janë duke u argëtuar brenda lokalit nga këngëtari Gena, pa u shqetësuar nga askush, anipse parkimi i veturave në atë pjesë është kundërvajtje./Gazeta Sinjali/