Një burrë në Malësinë e Re të Prizrenit dje ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e goditur veten me thikë.
Sipas të njëjtave burime viktima dyshohet të ketë probleme psikike.
Për shkak të lëndimeve të marra, Sinjali mëson se burri nga Prizreni është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.