image Prizren: Dy persona e ndjekin hajnin që u kishte hyrë në shtëpi, arrestohen nga policia

Siguri

Prizren: Dy persona e ndjekin hajnin që u kishte hyrë në shtëpi, arrestohen nga policia

news image

Dje rreth orës 18:00, në rrugën “Kolë Jakova” në Prizren dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit e kanë ndjekur personin i cili dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e tyre për të vjedhur.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, arsyeja se pse këta persona janë arrestuar është për shkak se gjatë ikjes, personi që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur, ka rënë nga një shtëpi e cila ishte duke u ndërtuar dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Bëhet e ditur se i dyshuari për vjedhje është dërguar për tretman mjekësor, kurse dy personat e tjerë që dyshohet se shtëpia e tyre ishte cak i vjedhjes janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja. /Gazeta Sinjali/