image Prizren: Babai me dy djemtë rrihen mes vete, arrestohen nga policia

Siguri

Prizren: Babai me dy djemtë rrihen mes vete, arrestohen nga policia

news image

Babai me dy djemtë e tij janë arrestuar dje në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ata kanë përsuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu bëhet e ditur se të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (prindi dhe dy djemtë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon raporti 24 orësh i policisë. /Gazeta Sinjali/