Gjatë ditës së djeshme është organizuar një dasmë në fshatin Konjushë në Has të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur policia, pasi janë shpërndarë dasmorët, organizatori është gjobitur me 200 euro.
Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri me të cilën A.Ç., 31-vjeçar i cili ishte mysafir në këtë dasmë kishte gjuajtur.
Njoftimi i plotë:
Më datë 14 tetor 2021, rreth orës 20:30, Policia kishte pranuar një informacion pasi në fshatin Konjushë në Has të Prizrenit, kanë organizuar një aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.
Pas verifikimit Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh.
Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale.
Njësitet policore, të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë duke u koordinuar me prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokuronit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/