Kolonat e gjata për të hyrë në Kosovë janë krijuar edhe sot në pikat kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të hyrë në territorin e Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinje, duhet të prisni deri në 80 minuta, ndërsa për të dalë vetëm pesë minuta.
Pritja për të hyrë nga Dheu i Bardhë është deri në 40 minuta, derisa mund të dilni brenda 5 minutave.
Ndërkaq, në pikën kufitare në Merdar ka kolona dhe koha e pritjes është më e gjatë edhe për të dalë nga Kosova.
Kështu, për t’u futur në Kosovë nga Merdari duhet të prisni deri në 50 minuta, kurse për të dalë deri në 35 minuta./Gazeta Sinjali/