image Pritje mbi një orë, kjo është gjendja në hyrje-daljet e pikave kufitare

Kosovë

Pritje mbi një orë, kjo është gjendja në hyrje-daljet e pikave kufitare

news image

Vazhdojnë pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar.

Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tek Dheu i Bardhë dhe Merdarja, vërehet qarkullim më i madh.

Në përditësimin e fundit që kjo qendër ka bërë, shihet se për të dalë nga Kosova, nga pika e Dheut të Bardhë, pritjet janë nga 60 e deri në 90 minuta.

Gjatësia e kolonave aty shkon deri në 300 metra.

Kurse, për të hyrë në vendin tonë, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta.

Pritjet të gjata për të dalë nga Kosova, ka edhe në Merdare.

Aty mërgimtarët duhet të presin deri në një orë e 20 minuta.

MPB

/GazetaSinjali/