Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë njëditore në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ndërkaq, pak më parë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, ai u prit nga kryeministri Kurti, ku dhe u bë intonimi i himnit kombëtar.
Sipas agjendës në orën 10:20 Kurti dhe Rama do adresohen për medie.
Kurse, në kuadër të kësaj vizitë njëditore në Kosovë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoi edhe liderët e opozitës në vend.
Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.
Pritja e Kryeministrit shqiptar, përmes fotografive: