image Detaje të reja për aksionin policor/ Pritet arrestimi edhe i 9 qytetarëve

Siguri

Detaje të reja për aksionin policor/ Pritet arrestimi edhe i 9 qytetarëve

news image

Sot Gazeta Sinjali paralajmëroi se në aksionin e Krimeve Ekonomike që po zhvillohet në disa qytete, përveç zyrtarëve, do të arerstohen edhe disa qytetarë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se në këtë aksion përveç 9 zyrtarëve te Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe katër zyrtarëve komunalë, do të arrestohen edhe 9 qytetarë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se veprat për të cilat dyshohen personat që do të arrestohen sot janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “mashtrim me subvencione”.

/GazetaSinjali/