Për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo deri tani ai nuk është takuar me ndonjë zyrtar të Shtëpisë së Bardhë apo Departamentit të Shtetit.
Një nga takimet e ‘mundshme’, që vlerësohej si shumë i rëndësishëm, ishte edhe ai me zëvendëspresidenten, Kamala Harris, që sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodhë, pasi që, siç raporton Associated Press, Harris tashmë ka ateruar në anën tjetër të botës.
Harris ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, që të marrë pjesë në varrimin e liderit të kësaj federate dhe të takohet me presidentin e ri.
Përveç Harris, për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka udhëtuar edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Vizita e Kurtit ka ngjallur shumë reagime, për shkak se nuk është pritur nga vetë presidenti i ShBA-së, Joe Biden.