Pritje të gjata janë shënuar sot në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku në dalje bashkatdhetarët po presin deri në shtatë orë.
Gjithashtu, pritje të gjata janë shënuar edhe në pikat kufitare të tjera, njofton Gazeta Sinjali.
Në Jarinje mërgimtarët po presin deri në një orë, ndërkaq te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta. /GazetaSinjali/