Sot është nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për rivitalizimin e objektit të braktisur në lagjen e Kacallarëve në Prishtinë, transmeton Sinjali.
Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari Muhedin Nushi dhe përfaqësuesit e konsorciumit të organizatave Shtatëmbëdhjetë, Fondacioni Trashëgimia pa Kufij(CHëB) dhe Qendra Multimedia.
“Marrëveshja përveç revitalizimit të vetë objektit, parasheh edhe shndërrimin e këtij objekti në hapësirë shumëfunksionale dhe Qendër të Artit për komunitetin, ku edhe do të ofrohen programe vjetore në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore e aktivizmit qytetar”, thuhet në njoftim.
Objekti gjendet në njërën prej lagjeve më të vjetra të Kryeqytetit dhe është ndërtuar shekullin e kaluar nga atdhetari Shyqri Begu.
Përgjatë viteve është shfrytëzuar për destinime të ndryshme, ku pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë burg i Policisë serbe e më vonë klub i boksit, në vitet e 60’ta i shërbeu Entit të Botimeve kurse më vonë u shfrytëzua si objekt banimi./Sinjali/