image Prishtinë/ Sulmohet seksualisht edhe një e mitur

Siguri

Prishtinë/ Sulmohet seksualisht edhe një e mitur

news image

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht të miturën në Prishtinë, më 21 korrik, rreth orës 20:20.

Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/