Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim për qytetarët ku thotë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 31 maj 2023, deri më 4 qershor 2023.
Në këtë njoftim gjithashtu bëhet e ditur se kjo rrugë do të jetë e mbyllur edhe për transportin publik dhe mjetet tjera motorike.
Muaji qershor na gjen me shumë festa, e organizimet e shumta do të jenë edhe arsyeja e mbylljes së kësaj rruge.