image Prishtinë/Qytetarit i vidhet vetura në parking

Siguri

Prishtinë/Qytetarit i vidhet vetura në parking

news image

Parkingu nuk po del të jetë një vend i sigurt për automjetet. Janë të shumta rastet e vjedhjeve të veturave në parkingje, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimë e një rasti të tillë ka qenë edhe një qytetar pasditen e djeshme në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson se atij i është vjedhur një veturë me targa austriake.

Ai u ka thënë hetuesve policorë që veturën e ka parkuar në rrugën “Liburnia” në kryeqytet, por kur është kthyer për ta marrë, rreth orës 17:20, nuk e ka gjetur aty./Gazeta Sinjali/