image Prishtinë/ Prezantohet rrejshëm si polic, arrestohet

Siguri

Prishtinë/ Prezantohet rrejshëm si polic, arrestohet

news image

Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datë 20 të muajit gusht është prezantuar si zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrit të identifikoj dhe arrestoj personin e dyshuar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, ky rast në Polici është cilësuar si “Mashtrim dhe Prezantim i rrejshëm”./GazetaSinjali/