image Prishtinë, motra e rrah vëllain e bën për spital

Kosovë

Policia/ Prishtinë, motra e rrah vëllain e bën për spital

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, ajo dyshohet se e ka rrahur vëllain e saj po ashtu kishte ushtruar edhe dhunë psiqike.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të saj viktimës mashkull kosovar i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/