image Prishtinë: Gjendet një person i shtrirë në rrugë, dyshohet se u godit nga një biçikletë

Siguri

Prishtinë: Gjendet një person i shtrirë në rrugë, dyshohet se u godit nga një biçikletë

news image

Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “George Bush” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se viktima ka pësuar lëndime pasi dyshohet që i njëjti është goditur nga një biçikletë.

“Sot rreth oës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, gjendet një person i shtrirë. Me të marrë informatën, rastit i janë përgjigjur njësiti policor. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi në fjalë (mashkull), ka pësuar lëndime pasi që i njëjti është goditur nga një biçikletë”, njofton Policia e Kosovës.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, kurse biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. /Gazeta Sinjali/