image Prishtinë/ Baballarët rrihen mes vete për shkak të fëmijëve - Sinjali

Prishtinë/ Baballarët rrihen mes vete për shkak të fëmijëve

news image

Një mosmarrëveshje mes dy fëmijëve në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, ishte shkak i një rrahje mes baballarëve të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Prindi i njëri nga fëmijët për të marrë “hak” për fëmijën e tij, dyshohet se dje rreth orës 15:20 ka shkuar në lagjen “Ulpiana” dhe ka sulmuar fizikisht një burrë, babanë e fëmijës me të cilën fëmija i tij kishte pasur mosmarrëveshje.

Sipas policisë, ai dyshohet se i ka shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, për çka ky i fundit pranoi trajtim mjekësor.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Ndërsa, Policia njofton se ka arrestuar dy gra, të cilat dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin