Së fundmi në Kosovë, para të falsifikuara janë duke kaluar nëpër duar të secilit, madje edhe bankat kanë hasur shpesh në to.
Një rast i tillë ka ndodhë edhe me 30 tetor në një market në lagjen “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, rapoton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se arkatarja e një marketi në Prishtinë ka hasur në një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 eurove gjatë kohës kur ishte në punë. /Gazeta Sinjali/