image Prishtinasi kanos një person, shkak borxhi - Sinjali

Prishtinasi kanos një person, shkak borxhi

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për shkak të një borxhi të mëhershëm ka kanosur viktimën.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një thikë, kurse me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: