image Prishtinasi e mashtron një grua për një pronë, ia merr 3500 euro

Kosovë

Siguri/ Prishtinasi e mashtron një grua për një pronë, ia merr 3500 euro

news image

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte mashtruar një femër për një pronë, dukë i marrë një shumë parash prej 3500 euro.

Pas kontrollimit të shtëpisë së tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 15:00.

“Me 21.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull K Shqiptar, pasi që i njëjti, viktimën femër K/Shqiptare e kishte mashtruar për një pronë duke i marr një shumë parash prej 3500€. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/