Një person nën ndikimin e alkoolit ka tentuar ta rrëmejë një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 18:30 në Prishtinë.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, për t’u liruar pastaj me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta rrëmbej viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/