image Prishtinasi i dehur shkakton aksident dhe ik nga vendi i ngjarjes

Siguri

Prishtinasi i dehur shkakton aksident dhe ik nga vendi i ngjarjes

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe duke drejtuar makinën ka shkaktuar aksident, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas aksidentit i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia bënë të ditur se më pas i njëjti është gjetur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në orën 17:00 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.

/GazetaSinjali/